Qesharake, serbët akuzojnë Interin për eliminimin e Serbisë nga Skocia!

Serbia u eliminua nga Skocia, duke mos arritur të kualifikohet për në Europianin e vitit të ardhshëm. Dhe si zakonisht serbët kanë gjetur fajtorin diku tjetër dhe jo në rradhët e tyre. Mediat në Serbi akuzojnë skuadrën e Interit për këtë eliminim, pasi “zikaltërit” nuk kishin lejuar Kolarovin për tu grumbulluar me kombëtaren serbe në ndeshjen finale të Play-off të Ligës së Kombeve.

Ndeshja e zhvilluar në Beograd u mbyll me rezultatin e barabartë 1:1, mirëpo pas ruletit të penaltive ishte Skocia ajo që siguroi një vend për në Euro 2020(21).

“MozzartSport.com” pretendon se Kolarov nuk u paraqit sepse Interi dhe stafi i tyre mjekësor refuzuan ta lejonin lojtarin të luante në këtë ndeshje.

Kolarov kishte një dëmtim të lehtë që e mbajti atë larg nga barazimi më i fundit në Serie A me Atalantan.

Raporti thekson se Kolarov nuk dëshironte të hynte në një kurs përplasjeje me klubin e tij, kështu që pas disa ditësh provash në stërvitje ai u deklarua si i gatshëm vetëm tre orë para fillimit të ndeshjes.

“Neroaxurrët” pastaj e tërhoqën 35-vjeçarin në Milano për trajtim, kështu që ai nuk do të marrë pjesë asnë ndeshjen tjetër me Hungarinë.

Leave a Reply