Ak.Pandev sërish dorëzohet para Vardarit (VIDEO)

Akademia Pandev edhe në ndeshjen e 12-të kampionale nuk ka arritur të shënojë fitore ndaj Vardarit, skuadër kjo që në ndeshjen e parë të javës së 14-të në elitën e futbollit vendor shënoi fitore 2:0 ndaj skuadrës së Jugoslav Trençovski, njofton “infOSport.mk”.

Për “kuqezinjtë” nga Shkupi ishte kjo fitorja e 8-të në përballjen e 12-të kundër Akademia Pandev, skuadër kjo që vazhdon me rezultate të dobëta këtë edicion.

Ndryshe që të dy golat skuadra e Aleksandar Vasoskit i realizoi në pjesën e dytë, me Matej Cvetanoskin i cili realizoi golin e parë në minutën e 53-të, derisa Filip Petkovski në minutën e 84-të vulosi fitoren e “kuqezinjëve”.

Ishte kjo fitorja e 5-të sezonale për Vardarin, që tashmë me 19 pikë renditet në pozitën e 6-të.

Leave a Reply