Gostivari me përmbysje mundi Dritën, Veleshta vazhdon të shkëlqejë

Gostivari ka shënuar fitore 2:1 përballë Dritës së Bogovinës, skuadër kjo që ishte shumë afër senzacionit, mirëpo një gol i Hristijan Kirovskit në minutën e 92-të i siguroi fitoren skuadrës së trajnerit Dashmir Beari, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Bogovina avansoi me golin e Almir Alijit në minutën e 30-të, ndërsa golat e fitores Gostivari i gjeti në pjesën e dytë.

Maliq Beluli ishte i pari që shënoi në minutën e 58-të, kur barazoi shifrat në 1:1, ndërsa për fitoren e Gostivarit u përkujdes golashënuesi më i mirë i tyre, Hristijan Kirovski.

Fitore me shumë vlera regjistroi edhe Veleshta në udhëtim në Dibër te Korabi. Skuadra strugane shënoi fitore 1:0 falë golit të shënuar nga Ermir Nura në minutuën e 87-të.

Izet Ajrullahu shënoi sërish për Skopjen, skuadër kjo që shënoi fitore 2:1 në udhëtim te Labunishta. Futbollisti shqiptarë realizoi në minutën e 8-të, ndërsa 5 minuta para fundit të pjesës së parë Lazar Peev solli simetri në rezultat.

Për fitoren e 10-të sezonale të Skopjes u përkujdes Ivo Janakievski në minutën e 78-të.

Një gol i mjaftoi Ohrid Lihnidos për të mundur Vëllazërimin. Golin e fitores për skuadrën nga Ohri e realizoi Aleksandar Celeski në minutën e 56-të.

Vardari i Forinës edhe përkundër problemeve, sot në Shkup nxorri një barazim 1:1 përballë Kadinos. Shpend Asani ishte ai që shpëtoi skuadrën forinase nga disfata, me golin e shënuar në minutën e 95-të, duke zhvlerësuar në këtë mënyrë golin e shënuar nga Nikola Tripunovski në minutën e 85-të.

Pas 14 xhirove Skopje me 33 pikë kryeson renditjen para Gostivarit me 27 pikë, ndërkohë falë fitores së sotme Veleshta me 26 pikë renditet në pozitën e tretë.

LDFMV – Perëndim, java 14

Korabi 0:1 Veleshta
Kadino 1:1 Vardari F.
Ohrid L. 1:0 Vëllazërimi
Gostivari 2:1 Drita
Labunishta 1:2 Skopje

Leave a Reply