Fisnik Zuka transferohet te Renova

Futbollisti shkupjan Fisnik Zuka do të jetë futbollist i ri i Renovës. Ashtu siç arrihet të mësohet nga burime jo zyrtare, por që bindshëm i konfirmon portali “Opinion.mk” thuhet se Zuka ka firmosur me skuadrën e Xhepçishtit, ndërsa e njejta dhe detajet e marrëveshjes do të zyrtarizohen ditëve në vijim nga ana e klubit.

Ky “operacion” është kryer me dëshirën e trajnerit të Renovës Jeton Beqiri, i cili e ka kërkuar nga drejtuesit lojtarin për ta pasur në radhët e veta për sezonin e ardhshëm, duke pasur parasysh se njeh cilësitë e Zukës, pasi së bashku ishin pjesë e Flamurtarit të Vlorës sezonin e kaluar, me Beqirin që ishte në rolin e ndihmës-trajnerit.

Zuka gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë edhe e FC Shkupit.

EKSKLUZIVE: Fisnik Zuka firmos me Renovën!

Leave a Reply