Juventusi i jep fund serisë prej 27 ndeshjeve pa humbje të Milanit!

Juventusi ka dalë fitues në derbin ndeshjen e javës së 16-të në Serie A, duke mundur Milanin në “San Siro” me shifrat 3:1, njofton “infOSport.mk”.

Me këtë fitore, “Zonja e Vjetër” i dha fund serisë impresionuese të Milanit prej 27 ndeshjeve pa humbje, ndërsa gjithashtu ndali serinë prej 17 ndeshjeve me rradhë, në të cilat Milani shënonte dy ose më shumë gola në ndeshjet e Serie A.

Mirëpo pavarësisht kësaj disfate, Milani mbetet në krye të tabelës së klasifikimit me 37 pikë, 7 më shumë se Juventusi, që mban pozitën e katërt.

Leave a Reply