Rabotniçki prezanton 5 përforcimet e reja, në mesin e tyre edhe një shqiptarë

Rabotniçki prej sot edhe zyrtarisht ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror, ndërsa po të njëjtën ditë, drejtuesit e skuadrës nga “Debar Maalo” prezantuan edhe 5 përforcimet e reja, njofton “infOSport.mk”.

Mario Stankovski dhe Andrej Lazarov, janë dy prej futbollistëve që rikthehen në mesin e “romantikëve”, ndërsa emra të rinj gjithashtu do të jenë edhe Marjan Ristovski dhe Burhan Mustafa, që vijnë nga rradhët e Borecit dhe Andrej Kirovski që vjen nga ekipi i Sileksit.

Burhan Mustafa do të shtojë konkurrencën në portë, Andrej Lazarov dhe Marjan Ristovski do të konkurrojnë për një vend në mesfushë, Andrej Kirovski do të veprojë në mbrojtje, ndërkohë Mario Stankovski në fazën ofenzive.

Kujtojmë Rabotniçkin në pjesën e dytë të sezonit 2020/2021 do ta udhëheq Aleksandar Vlaho, i cili zëvendësoi trajnerin e larguar Ratko Dostaniq.

Leave a Reply