Mançester Jun. nënshkruan marrëveshjen më të madhe të sponzorizimit në histori të Premierligës!

Skuadra e Mançester Junajted ka njoftuar për marrëveshjen më të madhe të sponsorizimit të fanellave në historinë e Premierligës, me “TeamViewer” të vendosur për të zëvendësuar “Chevrolet”, transmeton Insporti.

Prodhuesit amerikanë të makinave kanë qenë në pjesën e përparme të bluzave të Junajted që nga viti 2014 dhe ato do të zëvendësohen pas një periudhë shtatë-vjeçare.

Drejtori menaxhues i Junajtedit, Riçard Arnold, një gjë të tillë e shpjegoi përmes kësaj deklarate: “Ne jemi jashtëzakonisht krenarë që po finalizojmë këtë partneritet me një nga kompanitë globale të programeve më emocionuese dhe dinamike”.

“Aftësia për t’u lidhur dhe për të bashkëpunuar nuk ka qenë kurrë më te rëndësishme për botën dhe komunitetin tonë prej 1.1 miliard tifozësh dhe ndjekësish”.

“Ne po presim me padurim të punojmë me TeamViewer për të sjellë në jetë vizionin tonë për një partneritet të ndërtuar mbi mënyra më inteligjente të lidhjes së njerëzve dhe bizneseve.”

Për sa i përket numrave në një shkallë globale, thuhet se Junajted nuk mund të ja kaloj vetëm marrëveshjes fitimprurëse të Barcelonës me titanët elektronikë japonezë Rakuten.

Kjo marrëveshje vlen rreth 47 milion sterlina në vit dhe e bën Junajtedin ekipin më fitimprurës në Angli.

Shefi ekzekutiv i “TeamViewer”, Oliver Steil tha: “Ne jemi shumë të kënaqur për këtë partneritet, pasi që do të zgjerojë ndjeshëm pozicionimin e markës sonë dhe do të na ndihmojë të tregojmë portofolin tonë të zgjidhjeve gjithëpërfshirëse për të gjithë segmentet e klientëve globalisht”.

“Me Mançester Junajted dhe TeamViewer, dy skuadra fituese globale bashkojnë forcat: Së bashku si Team United,ne do te sjellim një përvojë të re për tifozët në Old Traford”.

“Ne jemi jashtëzakonisht krenarë që Mançester Junajted na zgjodhi me si partner në udhëtimin e tyre të vazhdueshëm të teknologjisë.”

Logoja e “TeamViewer” është blu por besohet se sponsori do të jetë i bardhë në fanellën e “Djajve të Kuq”.

Leave a Reply