Angellovski ul në bankinë Bejtullain, ja formacioni kundër Lihtenshtejnit

Përfaqësuesja e Maqedonisë sonte do të zhvillojë ndeshjen e dytë në kuadër të grupit “J” eliminatorë për Botërorin e vitit 2022, që do të mbahet në Katar, njofton “infOSport.mk”.

Kundërshtarë i “verdhekuqve” do të jetë Lihtenshtejni, ndërsa çdo rezultat tjetër përveç fitores do të ishte një zhgënjim për ekipin e Angellovskit, i cili tashmë ka bërë të ditur formacionin me të cilin do të zbres në fushë pas pak.

Nga ajo që vërejmë, Egzon Bejtullai ka mbetur në bankinë, ashtu që Musliu në qendër të mbrojtjes do të funksionojë së bashku me Ristevkin.

Ristovki dhe Alioski do të veprojnë në krahët e mbrojtjes, derisa në mesfushë është vendosur katërshja, Radeski, Spirovski, Bardhi dhe Elmas. Sulmin sonte do ta udhëhe dyshja, Pandev – Trajkovski, derisa në portë sërish do të jetë Dimitrievski.

Ndeshja, Maqedoni-Lihtenshtejn do të zhvillohet në arenën “Todor Proeski” dhe e njëjta starton në ora 20:45. (infOSport.mk)

Leave a Reply