Izair Emini fitoren ndaj Ohrid i’a dedikon presidentit Nefi Useini!

Voska Sport fitoi derbin lokal ndaj Ohrid. Doli të jetë kjo një përballje shumë e luftuar nga ana e të dyja skuadrave, ku fituesi u vendos vetëm në minutat shtesë të takimit.

Pas një dominimi të plotë të Voska Sport, sidomos gjatë pjesës së dytë, golin e fitores e realizoi Izair Emini në minutën e 93-të nga penaltia.

I njëjti pas përfundimit të ndeshjes foli për faqen zyrtare të klubit, duke potencuar njëherit se fitoren e madhe që e shtyejnë Voska Sportin drejt Ligës së Parë, i’a dedikojnë presidentit Nefi Useini.

“Me të vërtetë ishte një derbi i fortë dhe i ashpër, gjithashtu i vështirë edhe për tu laujtur, pasiqë ishte derbi i vërtetë ku ne besuam te fitorja deri në minutën e fundit, ndërsa ky besim na u shpërblye dhe mund të them se kjo fitore i dedikohet presidentit tonë Nefi Useini, sepse nuk kishte mundësi të na shoh nga afër, dhe normal kjo fitore shkon edhe për tifozët tanë që ishin në një numër të madh” – u shpreh Izair Emini pas përfundimit të ndeshjes.

Goli i sotëm ndaj Ohrid për Izair Eminin ishte goli i 10-të sezonal këtë edicion në Ligën e Dytë – Perëndim.

Leave a Reply