Maqedonia eliminon kampionët e Europës, lë sërish jashtë Botërorit Italinë!

Përfaqësuesja e Maqedonisë ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme kundër Italisë në fazën “Play-Off” të Botërorit, teksa shënoi gol në minutat shtesë të takimit për të mposhtur kombëtaren e Roberto Mançinit.

Goli i shënuar nga Aleksandar Trajkovski në minutën e 92-të rezultoi të jetë ai i fitores, me Maqedoninë që bën surprizën e madhe në Palermo, teksa pret biletën për më tej në Botërorin “Katar 2022”, kur pas 5 ditësh do të përballemi me Portugalinë në Lisbonë.

Një natë kjo magjike për Maqedoninë edhe të shqiptarëve, si Bardhi, Ademi, Musliu e Alioski, i cili në minutën e 53-të bëri ndërhyrjen vendimtare para Berardit, duke mos i lejuar golin Italisë, që në këtë mënyrë “detyrohet” t’i thotë lamtumirë Botërorit edhe njëherë tjetër, pas atij të vitit 2018. (infOSport.mk)

Leave a Reply