E hëna, ditë e transferimeve “BIG” në futbollin elitar të Kosovës!

E hëna rezultoi të jetë ditë e transferimeve “BIG” në futbollin elitar të Kosovës, i cili nga viti në vit po bëhet shumë më interesant, falë investimeve të bëra nga ana e sponzorëve të ndryshëm. I tillë është rasti edhe me Dritën e Gjilanit, që tashmë disa vite pas vetes ka sponzor serioz, ndërsa edhe me Ballkanin që te Arsim Kabashi sheh njeriun e kthesave të klubit nga Suharreka, shkruan “infOSport.mk”.

Pikërisht këto dy skuadra sot u përfshin në një merkato të nxehtë, teksa fillimisht Drita prezantoi Blendi Baftiun, njërin ndër futbollistët më të mirë të Ballkanit këto vitet e fundit, për transferimin e të cilit “infOSport.mk” kishte paralajmëruar që me datë 23 maj, ndërsa në anën tjetër skuadra nga Suhareka u kundërpërgjigj, duke prezantuar Qëndrim Zybën, që vjen nga rradhët e Prishtinës.

Për dallim nga dy skuadrat e para në renditje në sezonin e fundit, skuadra e tretë me rradhë, ajo e Gjilanit, në ndërkohë njoftoi për dy largime të bujshme. Pjesë e kësaj skuadre sezonin e ri nuk do të jenë mesfushori tetovar, Muhamed Useini, si dhe sulmuesi nga Shqipëria, Gerhard Progni.

Ky i fundit lidhet me një transferim të mundshëm te Llapi i Batatinës. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply