Obamejang në Londër për të nënshkruar me Çelzin

Çelzi ka siguruar shërbimet e sulmuesit Pier Emerik Obamejang. Sulmuesi tashmë ka arritur në Londër për t’i kryer testet mjekësore dhe për të nënshkruar më pas me skuadrën nga “Stemford Brixh”.

Futbollisti nga Gaboni e njeh mirë Premierligën angleze, pasi për plotë 4 vite kushte luajtur me Arsenalin, duke regjistruar 128 paraqitje vetëm në elitën e futbollit anglez, aty ku numëron edhe 68 gola dhe 16 asistime.

Për shërbimet e Obamejang, drejtuesit e Çelzit do ti paguajnë Barcelonës 12 milion sterlina.

Megjithatë, Obamejang nuk është emri i vetëm i siguruar në momentet e fundit të merkatos nga ana e drejtuesve të Çelzit, të cilët arritur gjuhë të përbashkët me drejtuesit e Juventusit për huazimin e mesfushorit Denis Zakaria, me të drejtë blerje në fund të sezonit. (infOSport.mk)

Leave a Reply