Maqedonia e pafat, grup ferri në eliminatoret e “Euro 2024”

Në Frankfurt të Gjermanisë ditën e sotme u hodh shorti për grupet eliminatore për Kampionatin Europian që do të zhvillohet në vitin 2024.

Përfaqësuesja e Maqedonsië së Veriut nuk kishte fat në këtë short, pasi u shortua në grupin “C” së bashku me dy finalistët e Europianit të fundit, Anglinë dhe Italinë, ndërsa në të njëjtin grup, janë edhe Ukraina e Malta.

Ndeshjet eliminatore do të luhen në pesë termine të ndryshme në vitin 2023, duke nisur nga muaji mars, ndërsa ndeshje do të kemi edhe gjatë muajve qershor, shtator, tetor dhe nëntor, kur do të zhvillohen nga dy ndeshje.

Dy përfaqësueset e para të renditura në çdo grup kualifikohen për në Kampionatin Europian që nis me 14 qershor të vitit 2024, me ndeshjen e parë që luhet në “Alianc Arena” të Munihut.

Leave a Reply