infOSport.mk zbulon detaje nga kontrata e Arbi Voshës me FC Shkupin

Arbi Vosha sezonin e ri do të luaj me fanellën e FC Shkupit, me të cilën skuadër debutimin e tij pritet që ta bëjë në garat europiane, më saktësisht në ndeshjet e Ligës së Konferencës.

Vosha te FC Shkupi vjen nga rradhët e Makedonija GJ.P., ndërsa siç mëson “infOSport.mk”, i njëjti me nënkampionët e vendit ka nënshkruar kontratë tre vjeçare.

Është ky një lajm i mirë për gjithë tifozët e skuadrës nga Çairi, drejtuesit e së cilës skuadër në këtë mënyrë vërtetojnë se besojnë shumë tek ky futbollistë, që pritet të jetë një ndihmesë e madhe në repartin e sulmit.

Edhe pse vetëm 21-vjeçar, Vosha në Ligën e Parë numëron plotë 113 ndeshje, ku ka realizuar edhe 15 gola, 5 prej të cilëve vetëm në sezonin e fundit, në të cilin me Makedonija Gj.P arriti që të fitojë Kupën e Maqedonisë.

Leave a Reply