Benzema transferohet në Arabinë Saudite!

Skenari i transferimit të Karim Benzema në Arabinë Saudite duket gjithnjë e më i mundshëm. Sipas “AS”, francezi është gati t’i thotë “po” ofertës stratosferike të Al Ittihad dhe të largohet nga Real Madrid pas 14 vitesh.

200 milionë eurot e ofruara nga sauditët për dy sezone duket se e kanë joshur sulmuesin francez, i cili njëkohësisht konsideron se cikli i tij në Madrid po përfundon.

Pavarësisht përpjekjeve të Florentino Perez për ta bindur atë të qëndrojë dhe të nënshkruajë një kontratë edhe për një sezon, gjithçka tregon se Benzema tani ka marrë vendimin për të ndryshuar të ardhmen e tij.

Madje në Spanjë thuhet se francezi tashmë ka folur me Kristiano Ronaldo për të mësuar detaje rreth ligës së Arabisë Saudite, si edhe për jetesën atje.

Leave a Reply