Zyrtare, Arda Guler vesh fanellën e Real Madridit

Real Madridi ka njoftuar transferimin e katërt në afatin kalimtar të verës, pasi ka arritur marrëveshje së  fundmi edhe me taletin turk, Arda Guler.  18-vjeçari i Fenerbahçes ishte edhe në radarin e Barcelonës, por edhe disa klubeve tjera europiane, përfshirë këtu edhe Milanin, mirëpo në fund Guler vendosi ti thotë “PO”, Real Madridit.

Deri te ky transferim erdhi falë edhe disa lëvizjeve të drejtuesve madrilen së fundmi, që e bindën Gulerin të pranonte të transferohej në kryeqytetin spanjoll dhe jo te Barcelona në Katalunjë.

“Real Madrid C. F. dhe Fenerbahçe SK kanë rënë dakord për transferimin e lojtarit Arda Güler, i cili do të jetë i lidhur me klubin tonë për gjashtë sezonet e ardhshme”, thuhet në deklaratën zyrtare.

“Prezantimi i Arda Güler si lojtar i ri i Real Madridit do të bëhet nesër, e premte 7 korrik, në orën 12:00 në Ciudad Real Madrid. Arda Güler më pas do të dalë para mediave.” thuhet në komunikatën zyrtare të madrilenëve.

Falë paraqitjeve të shkëlqyeshme me fanellën e Fenerbahçes, 18 vjeçari Guler kishte marrë ftesë edhe në kombëtaren turke, për të cilën në ndeshjen e fundit të 19 qershorit madje kishte arritur të shënojë golin debutues përballë Uellsit në paraqitjen e tij të katërt.

Siç thuhet në deklaratë, Guler ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me Real Madridin. “Madrilenët” besohet se kanë shpenzuar një shumë prej 20 milionë euro për të nënshkruar me 18-vjeçarin, duke përfshirë gjithashtu një klauzolë shitjeje prej 20% në të ardhmen.

Leave a Reply