Numri një i Voska Sport, Nefi Huseini përgëzon Ballkanin dhe Arsim Kabashin për arritjet europiane

Një histori e bukur futbollistike, madje me aromë europiane po shkruan skuadra kampione e kosovës, Ballkani. Dy herë kampion rradhazi në Kosovës, e dy herë rradhazi pjesëmarrës në grupet e Ligës së Konferencës, aty ku së fundmi bënë një senzacion të rradhës, duke mundur gjigandët kroat të Dinamo Zagreb me rezultatin 2:0.

Ky klub nga Suhareka, është krijuar që 74 vite më parë, mirëpo me emrin KF Rinia, ndërsa tashmë me emrin Ballkani po arrin rezultate mahnitëse, që deri më tani nuk janë arritur nga asnjë skuadër nga Kosova.

Pikërisht historitë e tilla të bukura në futboll, si ajo e Ballkanit të Arsim Kabashit, po shtyejnë edhe të tjerë biznesmen për tu futur në futboll. I tillë është rasti edhe me Nefi Useinin, i cili arriti që brenda pak viteve me Voska Sport të ngjitet në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut.

Numri një i Voska Sport, një fanatik i madh i futbollit din të vlerësojë mirë arritjet e Ballkanit dhe me këtë rast ai personalisht ka udhëtuar drejt Kosovës për të takuar numrin një të Ballkanit, Arsim Kabashin.

Një takim i ngrohtë mes pronarësh e investitorësh në futboll, ku Useini personalisht Kabashit i përcolli urimet dhe vlerësimin maksimal për punën dhe sukseset e Ballkanit në skenën europiane, arritje që bëjnë krenarë jo vetëm Kosovën, por gjithë shqiptarët ane mbanë.

Presidenti i Ballkanit vlerësoi vizitën e pronarit të Voskës, derisa Kabashi e Useini u dakorduan që të takohen më shpesh për forcim të bashkëpunimit mes dy klubeve.

Pllaketa e dhuruar nga ana e Useinit do të shënojë takimin e parë mes dy klubeve, të cilat për kuriozitet udhëhiqen e sponsorizohen nga dy drejtues të kompanive të fuqishme për ndërtimtari në vendet respektive, Kosovë-Maqedoni.

Leave a Reply