“Euro 2024”, Maqedonia të shtunën kundër Ukrainës

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll, të shtunën do të vazhdojë eliminatoret për evropianin e vitit 2024-të, që do të mbahet në Gjermani, njofton “infOSport.mk”.

Me pikë identike të fituara në pesë ndeshjet eliminatore, po sikurse kundërshtarët e tyre të radhës, ukrainasit, futbollistët më të mirë të vendit do të presin ndeshjen e së shtunës e cila do të luhet në terren neutral në Pragë.

Ky takim i takon javës së gjashtë të grupit “C” eliminator për “EURO 2024”.

Barazimi ndaj Italisë në Shkup dhe fitorja si mysafir ndaj Maltës, ka kthyer shpresat e “verdhekuqve” për atë pozitë të dytë në grupin “C”, ku Anglia me të cilën i përfundojmë këto eliminatore, për momentin është e sigurtë në kreun e renditjes me 13 pikë ose 6 më shumë se Italia, Maqedonia e Veriut dhe Ukraina, derisa në pozitën e fundit, pa asnjë pikë të fituar, renditet Malta.

Ndeshja e parë e këtij cikli eliminatorë midis Maqedonisë dhe Ukrainës e zhvilluar në Shkup, doli të jetë shumë interesante dhe me kthesë në rezultat, teksa pas avantazhit 2:0 gjatë 45 minutave të para, në favor të “verdhekuqve”, në fund ishin ukrainasit që iu gëzuan fitores me rezultatin 3:2.

Këto dy përfaqësuese mes vete kanë zhvilluar katër ndeshje zyrtare dhe dy miqësore, në të cilat Ukraina numëron 4 fitore në të gjithë ndeshjet zyrtare, derisa Maqedona kombëtaren e Ukrainës në të vetmin rast e kishte mundur në miqësoren e 31 marsit të vitit 2004, derisa miqësorja tjetër e para një viti (11.03.2003), ishte mbyllur me barazim pa gola.

Ndeshja Ukrainë-Maqedoni do të luhet të shtunën me fillim në ora 15:00. (infOSport.mk)

Leave a Reply