ZYRTARE, Daniele De Rosi do pasojë Murinjon në postin e trajnerit te Roma

Tashmë është gjithçka zyrtare. Daniele De Rosi rikthehet në klubin e tij të zemrës, mirëpo këtë herë në rolin e trajnerit. Futbollisti i cili ja kishte kushtuar një jetë të tërë skuadrës “romake”, rikthehet te klubi amë pas 4 vitesh e gjysmë, duke pasur në postin e trajnerit një legjendë si Hoze Murinjo.

Me këtë të fundit Roma për herë të parë në histori fitoi një trofe europian, Ligën e Konferencës, ndërsa gjithashtu kishte luajtur edhe në finalen e Liga Europa, ku ishte mundur vetëm përmes ruletit të penaltive.

Megjithatë rezultatet jo pozitive këtë edicion, e sidomos eliminimi nga Kupa e Italisë, nga ana e rivalit të madh Lacios, dhe së fundmi disfata në kampionat nga Milani, bënë që drejtuesit e Romës të humbasin besimin te strategu portugez, i cili në krye të “Ujkeshës Romake” qëndroi për dy vite e gjysmë.

Ai skuadrën e Romës e udhëhoqi në gjithsej 138 ndeshje, duke regjistruar 68 fitore, 30 barazime dhe 40 disfata.
Tashmë rrugëtimin e tij do ta pasojë një legjendë e gjallë e Romës, Daniele De Rosi, me të cilin drejtuesit e klubit nga kryeqendra italiane kanë nënshkruar kontratë për 6 muaj, me mundësi vazhdimi. (infOSport.mk)

Leave a Reply