
Me kualifikimin në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, tashmë të siguruar, Barcelona do të presë në shtëpi Valencian këtë të diel në La Liga, me detyrën për ta ndryshuar dinamikën e saj në kompeticionin vendas.
Formati i ri i Ligës së Kampionëve ofron variacione të rëndësishme krahasuar me atë të kaluarin. Një nga këto ndryshime është shorti i veçantë për të përcaktuar ndeshjet e “play-off”-it dhe 1/8 e finales.
Nëse Barcelona përfundon e para ose e dyta, ajo do të jetë në një pjesë të renditjes, e ngjashme me atë të turneve të tenisit.
Kështu, nëse Barcelona e mbyll grupin siç është aktualisht, Liverpulli dhe Barcelona mund të përballen vetëm në një finalë hipotetike.
Sa i përket 1/8 finales, Barcelona do të përballet me fituesin e duelit midis ekipeve të renditura në vendin e 17-të dhe 18-të, ose 15 dhe 16 në “play-off”.
Aktualisht, këto ekipe janë Brugge-Benfica dhe Milan-PSV.
Kështu, në varësi të pjesës së tabelës ku bie, Barcelona mund të përballet me Brugge, Benfica ose me fituesin e ndeshjes Milan-PSV.