Arsenali me epërsi të madhe nga ndeshja e parë ndaj Milanit (VIDEO)

Arsenali ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit për në ndeshjet çerekfinale të Liga Europa, pasi sonte në ndeshjen e parë të 1/8 së finales mundi Milanin midis “San Siros” me rezultatin 0:2, njofton “infOSport.mk”. Në këtë mënyrë “topçinjtë” i dhanë fund serisë prej 13 ndeshjeve pa humbje në të gjitha kompeticionet të “rossonerëve”, që me shumë gjasa do të përshëndeten me këtë garë.

Që të dy golat Arsenali i realizoi gjatë pjesës së parë, me Mikhtarian në minutën e 15-të dhe Aron Ramzi në minutat shtesë. Milani do të orvatet të bëjë diç më tepër në ndeshjen e kthimit që në program është pas një jave, mirëpo bazuar në atë që “kuqezinjtë” treguan në takimin e sotshëm, është e vështirë për tu besuar një gjë e tillë.

Leave a Reply