Valon Ahmedi bombardon portën e Vardarit, Shkëndija përmbys gjithçka (VIDEO)

Valon Ahmedi ka kaluar në epërsi Shkëndijën përballë Vardarit për herë të parë në takimin e sotëm, duke shënuar një super gol në arenën “Todor Proeski” në Shkup, njofton “infOSport.mk”.

Doriev pasoi në afërsi për Ibraimin, i cili mu në momentin e duhur asistoi për Valon Ahmedin brenda zonës kundërshtare, ndërsa ky i fundit u tregua shumë i pamëshirshëm, duke goditur topin fuqishëm me të majtën e tij dhe duke vendosur edhe për herë të dytë pas shpinës së portierit vendas.

Kështu Shkëndija në pushim shkon me epërsi 2:1, edhe përkundër faktit se ishte në disavantazh pas golit të shënuar nga Jovan Popzlatanov në minutën e 12-të.

Vardari kalon në epërsi ndaj Shkëndijës

Vardari kalon në epërsi ndaj ShkëndijësVARDARI – SHKËNDIJA 1:0(J. Popzlatanov 12')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 17 октомври 2020 г.

Nuk vonoi shumë dhe Shkëndija në minutën e 16-të u kundërpërgjigjë sërish, falë eurogolit të shënuar nga futbollisti i talentuar Florent Ramadani, i cili lëshoi një predhë të vërtetë nga distanca.

Eurogoli i Florent Ramadanit ndaj Vardarit

Eurogoli i Florent Ramadanit ndaj Vardarit VARDARI – SHKËNDIJA 1:1(F. Ramadani 16')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 17 октомври 2020 г.

Leave a Reply