Fitore pa vlera e Lionit, Ajaksi në finale (VIDEO)

Futbollistët e Lionit kokë lartë janë përshëndetur nga Liga Evropa, pasi sonte u eliminuan nga skuadra e Ajaksit, që rikthehet në majën e futbollit evropian pas plotë 20 viteve, njofton “infOSport.mk

Skuadra e famshme holandeze u kualifikua në finalen e madhe të Liga Evropa, edhe përkundër disfatës 3:1 në ndeshjen e kthimit të ½ së finales ndaj francezëve të Lionit. Kjo për faktin se skuadra nga kryeqendra holandeze në ndeshjen e parë kishte shënuar fitore me rezultatin 4:1, që ju siguroi atyre sonte kualifkimin historik, që mund të sjellë edhe një rikthesë të madhe te kjo skuadër, kur janë në pyetje paraqitjet në garat evropiane.

Ndeshja në Lion nisi mirë për Ajaksin, skuadër kjo e cila në minutën e 27-të kaloi në epërsi skuadrën e tij, mirëpo për të rikthyer shpresat e vendasve u përkujdes sulmuesi i tyre më i mirë, Lakazet me dy golat e tij të shënuar në fundin e pjesës së parë.

Rezultatin 2:1 u dha krahë futbollistëve të Lionit, të cilët vazhdimisht ishin në kërkim të golit të tretë, që erdhi në minutën e 81-të, me anë të Ghezal, mirëpo që në fund u tregua të jetë edhe i fundit i këtij takimi mjaft interesant, që mysafirët nga Holanda e mbyllën me 10 futbollist pas përjashtimit të Viergever, 6 minuta para fundit të takimit.

Në finalen e madhe të 24 majit, Ajaksi do të përballet me Mançester Junajtedin, një emër tjetër i madh i futbollit evropian.

Leave a Reply