Adili: Jam i lumtur në Rumani, më respektojn mua dhe fejen time (VIDEO)

Ish futbollisti i FC Shkupit dhe tashmë i FC UTA-së së Ligës së Dytë të Rumanisë, Mevlan Adili në një intervistë të dhënë për emisionin “Sportmania” që transmetohet në televizionin Shenja, ka shprehur eksperiencën dhe momentet e para që po i kalon te skuadra rumune. Adili ndjehet i lumtur dhe mjaft i rrespektuar te UTA, ndërsa pretendon që sezonin e ardhshëm të prek edhe elitën e futbollit rumun.

“Me të vërtet ishte një pritje jashtëzakonisht e madhe, pasi edhe ata kanë respekt të madh ndaj fejës time. Gjithë futbollistët dhe gjithë klubi e dinë që unë i takoj fejës islame dhe nuk më bëjnë problem. Qyteti nuk është tejet i madh, adaptimi ishte normal si çdo fillim që është i rëndë, derisa fillova t’i mësoj fjalët e para të gjuhës rumune. Shokët e skuadrës më ndihmojnë për diçka që kamë nevoj, poashtu edhe trajneri është shumë i kujdesshëm me mua dhe ma bën punën shumë më të lehtë dhe unë nuk kamë se çfarë të mendoj aty, por vetëm përqendrohem te loja se si të luaj dhe si të japë maksimumin që të ndihmojë skuadrën për hyrjen në Superligën rumune”, tha Mevlan Adili.

Adili te UTA u transferua në janar të këtij viti, ndërsa para saj ishte pjesë e FC Shkupit.

Eksperiencën e Mevlan Adilit te UTA mund ta ndiqni në linkun më poshtë nga minuta e 57-të.

Leave a Reply