Java 33 nis me ndeshjen Pelisteri-Shkupi

Java e 33-të starton të shtunën me ndeshjen derbi ndërmjet Pelisterit dhe Shkupit, njofton “infOSport.mk”. Është pa dyshim kjo një ndër ndeshjet më interesante të kësaj jave, ku vendasit kërkojnë Evropën, ndërsa “bardhekaltërit” nga Çairi mbijetesën.

Pelisteri në ndeshjen e parë të zhvilluar në Manastir mundi Shkupin me rezultatin 2:0, ndërkohë në dy ndeshjet e zhvilluara në Çair, “të gjelbërit” nga Manastiri kishin pësuar dy disfata.

Ndeshjet e së dielës

Gjithë këto statistika na bëjnë që nesër në Manastir të presim një ndeshje mjaft interesante, ku nuanca pritet të vendosin fituesin.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo në Shtip, midis Bregallnicës dhe Pobedës, dy skuadra këto që po luftojnë për atë pozitë të balotazhit, derisa në Shkup do të zhvillohet derbi lokal ndërmjet  Rabotniçkit dhe Vardarit.

Shkëndija duhet të ketë një detyrë të lehtë në kryeqendrën tonë përballë Makedonija  Gjorçe Petrovit, ndërkohë “derbi i Evropës” do të zhvillohet në Tetovë, ku Renova dhe Sileksi deri në fund të kampionatit do të luftojnë për atë pozitë të katërt që siguron një vend për në Liga Evropa, kuptohet së bashku edhe me Pellisterin.

 

LPFM, Java 33

Pelisteri 13.05. 16:30 Shkupi
Bregallnica 14.05. 16:30 Pobeda
Makedonija Gj.P 14.05. 16:30 Shkendija
Rabotniçki 14.05. 16:30 Vardari
Renova 14.05. 16:30 Sileksi

 

Leave a Reply