De Gea mungon në finalen e Liga Europa

Portieri i Mançester Junajtedit, spanjolli, David De Gea nuk do të jetë nën urdhrat e trajnerit Hoze Murinjo për ndeshjen finale të Liga Europa ndaj holandezëve të Ajaksit, ndeshje kjo që në program është me datë 24 prill në Stokholm.

De Gea ka pësuar një dëmtim dhe nuk mund dot të rikuperohet për finalen e madhe, ndërsa vendin e tij pritet ta zë argjentinasi, Serxho Romero.

Përveç De Geas, siç dihet që nga më herët, në finalen e Stokhomit te “Djajtë e Kuq” do të mungojë edhe Zlatan Ibrahimoviç.

Skuadra angleze kërkon me çdo kusht ta fitojë këtë trofe, pasi përmes tij do të mund të siguronte një vend për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, duke pasur parasysh se një të tillë Mançester Junajtedi nuk mund ta arrijë dot me anë të kampionatit, pasi kur ka mbetur vetëm edhe një xhiro për tu zhvilluar skuadra nga “Olld Traford” renditet në pozitën e gjashtë me 7 pikë më pak se skuadra e katërt në tabelën e klasifikimit, Liverpulli.

Leave a Reply