Bursaspor e kërkon me çdo kusht Stefan Ristovksin

Skuadra turke e Bursaporit me çdo kusht e dëshiron në radhët e veta reprezentuesin e Maqedonisë, Stefan Ristovskin.

Ristovski pas vetës la një sezon të mirë me Rijekën, ku fitoi dy trofe në Kroaci, ndërsa gjithashtu kishte paraqitje të mirë me përfaqësesen e Maqedonisë në duelin me Spanjë, që mes tjerash shënoi edhe gol.

Bursaspor në vazhdimësi është duke kërkuar një mbrojtës, ndërsa si opsion të parë e parasheh Ristovski, për të cilin janë të gatshëm të paguajnë edhe dëmshpërblim Rijekës, vetmë e vetëm ta transferojnë në radhët e tyre.

Kujtojmë që Bursaspor kampionatin turk e mbylli në vendin e 14-t.

 

Leave a Reply