UEFA: Lajpcing dhe Salzburg së bashku në Ligën e Kampionëve

Përfundimisht kanë marrë fund dilemat rreth çështjes mes dy skuadrave të Lajpcingut dhe Salzburgut për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve për shkak të sponzorit të njejtë. UEFA sot ka dhënë një përgjigje, duke i lejuar të dyja skuadrat për të qenë pjesë e këtij kompeticioni për sezonin e ri 2017/18.

UEFA nëpërmjet një komunikate të lëshuar në internet ka bërë të ditur këtë çështje.

Lajpcingu dhe Sallzburgu u përballeshin me problematikën, që sponzorohen nga e njejta firmë e “Red Bull”-it, që mund të shkelte nenin 5 të rregullores së UEFA-s për integritetin e kompeticionit.

“Dhoma e gjykimit të Kontrollit Financiar të UEFA-s vendosi që të pranojë si Salzburgun, ashtu edhe Leipzigun, në edicionin e radhës të Champions League”, thuhet nw komunikaten e UEFA-s.

Leave a Reply