Vestrbruk basketbollisti më i mirë i sezonit në NBA

Rasëll Vestrbruk është emri që u përzgjodh si basketbollisti më i mirë i sezonit të rregullt në ligën profesioniste të NBA-së.

Vestrbruk në këtë garë mposhti konkurencën e Xhejms Hardenit dhe Kahvi Leonardit. 28 vjeçari në sezonin që lamë pas vendosi rekord, duke realizuar 42 “Tripëll Dabëll”.

Ndërkohë përveç çmimit për më të mirin, u ndanë edhe disa tjera, ku trajneri më i mirë u shpall, Majk D’Entoni i skuadrës së Hjustonit, ndërsa çmimi për debutuesin më të mirë e mori Malkolm Brogdonit i Milvokit.

Leave a Reply