Shkëndija-Daçia, do të referoj Krzysztof Jakubik

Janë përcaktuar edhe arbitrat për ndeshjet që do të luhet në ciklin e parë eliminator në Liga Evropa.

Në përballjen që Shkëndija e Tetovës do të luaj ndaj Daçias së Molldavisë është përcaktuar të ndajë drejtësinë, arbitri Krzysztof Jakubik.

34 vjeçari vjen nga Polonia, ndërsa nuk është ndonjë arbitër i njohur dhe si duket nuk ka eksperiencë të mjaftueshme në kompeticionet e UEFA-së për klube.

Takimi Shkëndija-Daçia luhet të enjtën në stadiumin “Mlladost” të Strumicës me fillim në orën 18:00.

Leave a Reply