“Skaj Sports” përfshinë Bardhin në top 10-shen e më të mirëve

Enis Bardhi është përfshirë në top 10-shen e futbollistëve më të mirë të Kampionatit Evropian për të rinjë që po zhvillohet në Poloni. Ka qenë gjigandët anglez “Skaj Sports”, të cilët kanë bërë përzgjedhjen e 10-të më të mirëve të këtij evropiani, ku në mesin e tyre gjendet edhe shkupjani.

Së bashku me Bardhin në top 10-të janë përfshirë edhe Asensio, Nigez, Mouson, Abraham, Skriniar, Pelegrini, Bernadeski, Kempf dhe Mejer.

Kujtojmë që Bardhi përveç paraqitjeve të shkëlqyeshme me fanellën e Shpresave të Maqedonisë në Evropian, shënoi edhe 2 gola.

Leave a Reply