UEFA dënon Vardarin!?

Lëshime të shumta janë regjistruar në regjistrin e delegatit të UEFA-s rreth organizimit të ndeshjes së turit të dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Evropian midis Vardarit dhe Malmes, ndeshje kjo e zhvilluar në stadiumin “Mladost” në Strumicë.

Delegati i këtij takimi kishte shumë punë në këtë ndeshje, pasi e njëjta filloi me një incident që para fillimit të takimit kur disa tifoz të Vardarit u kacafytën me personat e rendit në tribunën qendrore, ndërsa gjithashtu i njëjti kishte vërejtur se si tifoz mysafir u sulmuan me mjete të rënda  nga ana e tofozëve të Vardarit.

Në proces verbalin e delegatit gjithashtu ishin paraqitur lëshime rreth sigurimit të stadiumit gjatë zhvillimit të ndeshjes, brohoritjeve të tifozëve të Vardarit, transparenti i tyre i shpalosur me mbishkrimin “UEFA Mafia”, si dhe përdorimi i mjeteve piroteknike në fillim të pjesës së dytë, ku si pasojë u lëndua një foto reporter jashtë vijave kufizuese, kur duheshe të intervenojë edhe vetura e ambulancës.

Lëshimet më të mëdha sipas UEFA-s, megjithatë ishin ato në tribunën qendore të stadiumit “Mladost”, i cili vërtetë nuk ofron kushte për ndeshje mirë të organizuara ndërkombëtare.

Foto: ekipa.mk

Leave a Reply