Fatih Terim përfshihet në një sherr masiv (VIDEO)

Trajneri i kombëtares turke, Fatih Terim, është përfshirë në një rrahje masive në një restorant në Adana. E gjithë kjo ka ndodhur pasi dhëndri i tij, i cili ishte pronar i lokalit, Ahmet Baran Çetin, kishte shkaktuar probleme me pronarin e një lokal fqinj, Selahaddin Aydogdu.

Ngjarja është xhiruar nga kamerat e sigurisë dhe së fundi është publikuar në rrjetet sociale dhe në YouTube.

Mediat turke raportojnë se ditëve në vijim Fatih Terim së bashku me dhëndrin e tij Çetin dhe pronarin e lokalit fqinj, Aydogdu do të merren në pyetje nga policia e Turqisë.

Leave a Reply