FIFA rikthen Elif Elmaz te Rabotniçki!?

Elif Elmaz mund të jetë një përforcim shumë i madh i Rabotniçkit në ndeshjet kampionale të sezonit të ardhshëm në elitën e futbollit vendor, në rast se gjigandët e Fenerbahçes nuk arrijnë ta regjistrojnë atë si futbollist të vetin në FIFA.

Drejtuesit e Fenerbahçes duke  marrë mësim nga Atletiko Madridi, nuk dëshirojnë të përsërisin të njëjtin gabim dhe të marrin ndonjë dënim nga ana e Shtëpisë së Futbollit Botëror, ashtu që kanë vendosur që përmes kësaj të fundit të kërkojnë ndonjë mënyrë për të regjistruar atë si futbollist të tyre.

Elif Elmaz vetëm në shtator të këtij viti do të mbush 18-vjet, atëherë kur Fenerbahçe do të mund ta regjistrojë atë si futbollist të vetin, mirëpo në këtë rast futbollisti shkupjan nuk do të ketë të drejtë lojë gjatë pjesës së parë të sezonit në elitën e futbollit turk.

Mirëpo që mos të vie deri te kjo gjë, drejtuesit  e Fenerbahçes janë të gatshëm që babait të Elif Elmazit ti ofrojnë leje pune, për të qenë ai afër djalit të tij, një mënyrë kjo që mund të bindte drejtuesit e FIFA-s për ti dhënë leje skuadrës turke për ta regjistruar atë si futbollist të vetin.

“Në rast të ndonjë përgjigje negative, futbollisti i ri pjesën e parë të sezonit do ta kalonte te Rabotniçki” – shkruajnë mediat në Turqi.

Elif Elmas ditë më parë u transferua te skuadra gjigande e Fenerbahçes, me të cilën skuadër nënshkruajti kontratë 5-vjeçare. Megjithatë për shkak moshës së tij të re, ai nuk do të mund të luaj menjëherë, pasi një gjë të tillë caktojnë rregullat e reja, edhe në rast se njëri prej prindërve do të jetonte bashkë me të.

Leave a Reply