Çelzi prezanton Moratan, ai premton gola

Çelzi ka kompletuar transferimin e Alvaro Moratas nga rradhët e Real Madridit, për një shumë prej 70.6 milion sterlina, që është rekord në historinë e klubit nga “Stemford Brixh”.

Morata me kampionët në fuqi të Anglisë ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare. Ai te skuadra e tij e re do të marrë një pagë javore prej 155 mijë sterlina, ndërsa ekipit “blu” pritet ti bashkohet javën tjetër, kur kjo skuadër do të udhëtojë për në Singapurë.

 “Jam shumë i lumtur që jam këtu. Është një ndjenjë e papërshkruar të bëhesh pjesë e një klubi kaq të madh. Do punoj shumë, për të shënuar gola, që priten nga unë dhe të ndihmojë skuadrën për të regjistruar shumë fitore dhe trofe” – tha për faqen zyrtare të klubit, Alvaro Morata.

Çelzi me ngulm kërkonte sulmues, pasi një kohë më të gjatë u bë e ditur se e ardhmja e Diego Kostas te kjo skuadër ishte shumë e shkurtër. Vetë Diego Kosta nuk udhëtoi me skuadrën në turnetë në Kinë dhe Singapurë.

“Alvaro është një futbollist i klasit të lartë. Loja e tij dhe aftësitë që ka përputhen me standadet e Çelzit dhe atë që dëshironte trajneri ynë, Antonio Konte. Afrimi i tij në skuadër është një plus për ne” – u shprej drejtori i përgjithshëm i Çelzit, Majkëll Emenalo.

Leave a Reply