Hesus Navas arriti në “Sançez Pizhuan”

Mesfushori spanjoll, Hesus Navas është shumë afër rikthimit te Sevilja, njoftuan mediat iberike. Foto reporterët e kishin kapur atë derisa ishte në “Ramon Sançez Pizhuan”, ndërsa në pyetjen e gazetarëve nëse do vishte fanellën e Seviljës, ai me përgjigje: “Duhet të presim”.

Presidenti i klubit andaluzian Hose Kastro, refuzoi çdo koment. Navas është një agjent i lirë, pasi i përfundoi kontrata me Mançester Sitin. Tani mbetet që futbollisti dhe drejtuesit e Seviljës të dakordohen për kushtet personale.

Leave a Reply