Nejmar braktis stërvitjen e Barcelonës! Përleshet me shokun e tij të skuadrës…Transferimi shumë afër!! (VIDEO)

Një nmër i madh i mediave publikuan video materialin nga stërvitja e Barcelonës, në të cilën shihet se si Nejmar fizikisht u konfrontua me bashkëlojtarin e tij të ri, Nelson Semedo, pas së cilës i hidhëruar braktisi sëtrvitjen e skuadrës së tij.

Nuk ka informacione se prej kur është kjo video, mirëpo mendohet të jetë nga Majami, ku për momentin skuadra “katalunase” po përgatitet për ndeshjen kontrolluese ndaj Realit të Madridit këtë fundjavë.

Njëkohësisht dështoi edhe angazhimi i Nejmar në një reklamë për javën e ardhshme, pasi organizatori tha se një gjë e tillë ndodhi për shkak pritjes së transferimit të futbollistit, që mendohet të jetë te PSZH-ja.

Ja çfarë informuan nga agjencia turistike “Ctrip”, që kishin marrëveshje me futbollistin. “Me keqardhje të madhe duhet të ju njoftojmë për anulimin e takimit të Nejmar me tifozët, e paraparë të fillojë me 31 korrik në Shangai. Nejmar dhe skuadra e tij janë të zënë me punën rreth transferimit të tij dhe mu për këtë nuk mund të na e konfirmojnë nëse do të mund të arrijnë në kohë. Pikërisht kjo është arsyeja pse ne vendosëm të anulojmë këtë takim me tifozët”.

Pas ndeshjes kontrolluese midis Barcelonës dhe Realit të Madridit, Ernesto Valverde bashkë me skuadrën do të rikthehen në Spanjë, ndërsa Nejmar duheshe të udhëtojë drejt Azisë për shkak të angazhimeve të tij me një reklame ndaj sponzorit të tij personal. Tashmë u bë e qartë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply