Bonuçi dhe Bilja debutojnë kundër Shkëndijës  

Milani në ndeshjen kundër Shkëndijës do të luaj me formacionin më të mirë. Pjesë e asaj ndeshje në “San Siro”, pritet të jenë edhe përforcimet më të bujshme të skuadrës “milaneze” gjatë këtij afati kalimtarë të verës, Leonardo Bonuçi dhe Lukas Bilja.

Që të dy pritet të jenë pjesë e listës së futbollistëve të paraqitur në UEFA nga ana e drejtuesve të Milanit, të cilët kishin probleme me kredinë e marrë nga bankat, që ishte tërhequr për pagesën e transferimit të futbollistëve.

Këtyre ditëve në Itali, madje qarkulluan informacione se Milani rrezikon ti humb futbollistët, nëse në një afat të shkurtë kohor nuk i paguan të hollat e transferimeve.

Sipas rregullores së UEFA-s, klubet që luajnë në fazën “Play-Off” kanë edhe tre ditë për të paraqitur numrin e futbollistëve për ndeshjet e 17 dhe 24 gushtit. Kësisoj Milani ka afat deri më 7 gusht për të paraqitur Bonuçin dhe Biljan për ndeshjet kundër Shkëndijës, skuadër kjo që ndeshjen e parë megjithatë do ta luajë në “San Siro”, pas ndryshimeve të bëra nga ana e UEFA-s, duke pasur parasysh se po të njëjtën ditë (17 gusht), ndeshjen e saj në Shkup do ta zhvillojë Vardari, që për kundërshtarë do të ketë Fenerbahçen.

Leave a Reply