Reali bënë për vete sulmuesin e Arsenalit!

Reali i Madridit nuk po shkëlqen në La Liga këtë edicion, ndërsa drejtuesit “madrilen” që tani kanë filluar të mendojnë për përforcimin e skuadrës së tyre. Është vetë presidenti Florentino Perez që është kyçur në blerjen e futbollistëve të rinj, ndërsa dëshira e tij e madhe është Aleksis Sançez, i Arsenalit.

Edhe pse për këtë të fundit trajneri i “topçinjëve”, Arsen Venger kishte thënë që nuk është në shitje, pavarësisht skadimit të kontratës së tij këtë verë, një interesim nga ana e numrit një të Realit të Madridit, mund ti ndryshojë gjërat.

Sipas “Don Balon”, Real Madridi po përgatit një ofertë prej 30 milionë eurosh për kilianin.

Pronarët amerikanë të “Topçinjve” mund të joshen nga oferta pasi përballen me rrezikun real që ta humbasin atë falas pas qershorit. Përveç stilit të tij të mrekullueshëm, trajneri Zinedine Zidane është i “dashuruar” me Aleksis, pasi ai mund të luajë në të gjithë repartin ofensiv.

Ai mund ta parashikojë që ai të luajë në majtë të sulmit dhe të tërhiqet drejt mesfushës. Me opsionet e Ronaldo, Karim Benzema, Marcos Asensio dhe Borja Mayoral, aftësitë e Aleksisit do t’i mundësonin që të qëndronte në fushë me ta, pa shkaktuar probleme në majën e sulmit.

Leave a Reply