Hidhet shorti i 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve

Pak më parë në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i ndeshjeve të 1/8 së finales në kuadër të Ligës së Kampionëve Evropian, njofton “infOSport.mk”.

Goglat deshën që në këtë fazë të kemi disa super përballje, ku në qendër të vëmendjes do të jenë përballjet Real – Madrid – Paris Sen Zhermen dhe Çelzi – Barcelona. Janë këto pa dyshim dy takimet që do të zgjojnë më shumë interesim, ndërsa jo më pak interesante pritet të jenë edhe përballjet tjera të kësaj faze, ku Juventusi do të luaj ndaj Totenhamit, Bajern Munihu nda Beshiktashit, Shkahtari ndaj Romës, Bazeli ndaj Mançester Sitit, Porto ndaj Liverpullit, si dhe Sevilja ndaj Mançester Junajtedit.

Ndeshjet e para në program janë me datë 13/14 shkurt dhe 20/21 shkurt, ndërsa ato kthyese me 6/7 mars dhe 13/14 mars. Finalja e madhe e këtij edicioni në program është me datë 26 maj në Kiev.

Liga e Kampionëve
1/8 e finales
Real Madrid – PSZH
Çelzi – Barcelona
Bajern Munih – Beshiktash
Shakhtar – Roma
Juventus – Totenham
Sevilja – Mançester Junajted
Porto – Liverpull
Bazel – Mançester Siti

 

Leave a Reply