Real Madridi mbreti i Europës

Skuadra e Real Madridit me triumfin në “SuperKupën” e Europës ka thelluar edhe më shumë pozitën e saj si dominuese në futbollin e Kontinentit të Vjetër.

“Galaktikët” janë klubi më i trofeshëm në Europë në historinë e futbollit me gjithsej 18 trofe, 12 prej të cilëve i ka fituar në Ligën e Kampionëve, 2 në Liga Europa dhe 4 në kuadër të SuperKupës së Evropës.

Pas tyre me nga 14 trofe renditen Milani dhe Barcelona. Kundërshtarët e Shkëndijës në fazën “play-off” të Liga Europa kanë 7 tituj në kuadër të Ligës së Kampionëve Evropian, teksa Barcelona ka 5 tituj.

Është Liverpulli skuadra e rradhës që mund të lëvdërohet me trofe europian, gjithsej 11-të, ndërsa me nga 8 trofe në vijim renditen skuadra si Bajern Munih, Ajaks dhe Juventus.

Leave a Reply