Një nga blerjet më të bujshme të Milanit do të mungojë ndaj Shkëndijës!

Lajme të këqija për Milanin në prag të sfidës së 17 gushtit ndaj Shkëndijës, e vlefshme për ndeshjet e “play-off” të Liga Evropa. Një ndër blerjet më të bujshme të skuadrës “milaneze”, Lukas Bilja nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjet me skuadrën tetovare. Mesfushori argjentinas ka pësuar një dëmtim muskulor dhe do të jetë jashtë fushave të gjelbra për 1 muaj.

Bilja përveç që ka humbur të dyja ndeshjet me Shkëndijën, ai nuk do të mund të luaj edhe në ndeshjen e parë të sezonit të ri në “Serie A” kundër Krotones.

Kujtojmë që argjentinasi është transferuar gjatë kësaj vere nga Lacio për 17 milionë euro, dhe është një ndër lojtarët titullar që ka projektuar Montella. Në vend të tij me shumë gjasa ndaj Shkëndijës do të luaj Montolivio.

Leave a Reply