“Shkëndijës duhet t’i jepni, e jo të fitoni poena në krah të saj”

Shkëndija për të dytin vit me radhë po kalon verë fantastike në skenën evropiane, ndërsa ndeshjet e këtij kompeticioni si vendas i luan jasht qytetit të Tetovës, për shkak se stadiumi i “kuqezinjëve” nuk i përmbush kushtet për ndeshje të këtij rangu.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar artisti i njohur nga Tetova, Hasim Sopi, duke krituar politikanët për një gjendje të tillë të stadiumit të Tetovës, duke marrë parasysh se krerët e partive politike ditëve të fundit dolën me urata dhe përkrahje të Shkëndijës për ndeshjen me Milanin.

Reagimi i plotë i Hasim Sopit:

#SHKËNDIJËS DUHET TI JEPNI, E JO TË FITONI POENA NË KRAH TË SAJ.

Gati 30 vite #Shkëndija luan në stadiumin që në kushte normale nuk do ti kullosnin as lopët, e jo më t’i fusnin 22 lojtar profesionist në fushë, për 30 vite nuk aritët të na siguroni një stadium e këndej dilni me video kinse e doni sportin, e doni #Shkëndijën, nëse duhet të gëzohemi që vjen Milani, ata turpërohen me një gjë të tillë, sepse miku nuk pritet në shtëpi të komshiut; keqpërdorni artin kulturën, tash keqpërdorni edhe sportin, ku jeni kur ne malltretohemi, denigrohemi, ofendohemi nga të tjerët? Apo atëherë nuk ju duhen poena politik, për 30 vite kemi mundur të kemi stadiumin më të mirë në rajon po mos t’ishin keqpërdorë gjërat më esenciale për poenat e juaj të ndryshkur politik, reagoj sepse më qan shpirti kur mundoheni edhe tu ec të fitoni ndonjë poen politik…

Do t’ju admiroj kur do të shoh të tilla video, por ku nuk do të bëni përshëndetje dhe urime por do të thoni se “pas disa ditëve fillon ndërtimi i stadiumit”, gjithçka tjetër është përrallë me mbret.

#Shkëndija mbi të gjitha.

Leave a Reply