Uhhhhh…fitore në frymën e fundit për Mançester Sitin (VIDEO)

Mançester Siti ka marrë një fitore vetëm në sekondat e fundit në transfertën ndaj ekipit të Burnmaut. Skuadra e Pep Guardiolës i falet një goli të shënuar në minutën e 97-të nga Rahim Sterling për të vulosur shifrat 2:1 ndaj skuadrës së drejtuar nga Houe.

Vendasit befasuan skuadrën e Guardiolës që në minutën e 13-të, teksa Daniels me një të majtë të hidhur shënoi golin më të bukur të javës.

Siti u kundërpërgjigjë shumë shpejtë, pasi vetëm 8 minuta më pas Gabriel Hesus shënoi për barazim të rezultatit.

Dhe kur pritej që Siti të dominojë dhe shënojë sërish në rrjetën e vendasve, një gjë e tillë nuk ndodhi deri në fund të takimit, kur në minutën e 7-të shtesë, Ssterling me një goditje nga brendia e zonës, i ndihmuar edhe nga njëri prej mbrojtësve të skuadrës vendase shënoi golin e fitores për “pasanikët” nga Mançesteri.

Ky gol solli gëzim të madh në mesin e futbollistëve të trajnerit Guardiola, të cilët festuan sikurse të triumfonin në Ligën e Kampionëve, teksa futbollistët vendas pas përfundimit të takimit protestuan drejt arbitrit kryesor Mark Din, për shkak se ky i fundit lejoi që koha shtesë të shkojë edhe deri në minutën e 7-të, edhe pse arbitri i katërt me kërkesë të tij kishte treguar kohë shtesë prej 5 minutash.

Për Mançester Sitin ishte kjo fitorja e dytë në kampionat, duke u ngjitur përkohësisht në krye të tabelës së klasifikimit me 7 pikë, teksa Burnmaut nuk ka grumbulluar asnjë pikë.

Leave a Reply