Çmendet Junajtedi!105 mln euro për Garet Bejll

Kur kanë mbetur vetëm edhe shumë pak ditë deri në mbyllje të merkatos së verës, zërat që vijnë nga Spanja dhe Anglia na bëjnë me dije se në mund të ndodh  një ndër transferimet më të bujshme të kësaj merkatoje.

Sipas së përditshmes britanike “Daily Star”, Mançester Junajtedi është gati të ofrojë një shumë marramendëse prej 105 milion euro për shërbimet e Garet Bejll, për shërbimet e të cilit interesohen edhe disa skuadra kineze.

Reali vështirë se do të hiqte dorë nga Bejll, por fakti që Asensio po shpërthen nga ndeshja në ndeshje mund ta lehtësojë largimin e ish-yllit të Totenhamit.

Në këto momente, trajneri Zinedin Zidan këmbëngul për Bejll, edhe pse ka pasur protesta në “Bernabéu” ndaj tij, por Junajted do të vazhdojë të këmbëngulë dhe nuk përjashton që të ketë një bisedë me Florentino Perezin për të mbyllur operacionin, pasi ata kuptojnë se oferta ekonomike mund t’i bindë drejtuesit e Real Madridit.

Leave a Reply