Shqipëria me fitore ndaj Maqedonisë do vendos 3 rekorde historike

Kombëtarja shqiptare sonte ndaj Maqedonisë kërkon të vendos tre rekorde, që asnjëherë më parë nuk i kishte arritur.

“Kuqezinjtë” e Kristian Panuçit në rast triumfi ndaj Maqedonisë, për herë të parë në historikun e tyre do të shkonin në shifrën e 5 fitoreve në një cikël eliminatorë, duke grumbulluar 15 pikë pa u mbyllur ende edicioni (mbeten edhe ndeshjet me Spanjën dhe Italinë).

Së dyti, triumfi i sotëm do të shënonte një rekord për historinë e trajnerëve “kuqezi”, pasi askush, sapo ka marrë drejtimin e Kombëtares, nuk ka arritur dy fitore radhazi në një grup eliminator.

Së treti, do të quhej rekord edhe për faktin se asnjëherë Shqipëria në përballjet me Maqedoninë nuk ka arritur të fitojë në transfertë. Në tre përballjet e deritanishme Shqipëria ka pësuar po aq disfata. Ajo që gëzon, është fakti se Shqipëria në tre ndeshjet e fundit si vendas ndaj Maqedonisë nuk ka pësuar disfatë, ndërsa ka shënuar fitore në ndeshjen e fundit mes tyre, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit, “Rusi 2018”.

Leave a Reply