Golat dhe rastet nga përballja, Vardari-Zeniti (VIDEO)

Vardari të enjten në mbrëmje kishte debutimin zyrtarë në ndeshjet në grupe të Liga Evropa. “Kuqezinjtë” në stadiumin “Filipi i Dytë” mirëpritën Zenitin, skuadër kjo që nuk pati fare mëshirë ndaj kampionëve në fuqi të Maqedonisë, duke i mundur ata me rezultatin e thellë 5:0.

Kjo bëri që debutimi i futbollistëve të Vardarit të rezultojë jo pozitiv, për më tepër shumë hidhërues. Kokorin me dy gola e tij të shpejtë paralajmëroi fitoren e skuadrës së njohur ruse, që e dominoi ndeshjen në tërësi deri në fund të takimit, kur shënoi edhe tre gola të tjerë me autorë Xhujba, Ivanoviç dhe Rigoni.

Leave a Reply