Enes Qaili i vetmi shqiptar në Maqedoni me liçenc ‘A’ për trajner kondicional

Trajneri i shkollës së futbollit FC Shkupi, Enes Qaili është pajisur me liçencë ‘A’ të trajnerit për Atletikë, Fitnes, Kondicion, forcë dhe shpejtësi. Qaili ishte pjesë e një programi të organizuar gjatë verës nga Akedmia e Sportve në Mynhen të Gjermanisë, ku kaloi me sukses të gjitha procedurat e parapara të këtij seminari.

Me punën e bërë gjatë muajve të verës, Qaili tashmë shpërblehet me liçencë ‘A’ për trajner kondicional duke u bërë kështu trajneri i parë shqiptarë që pajiset me kësi lloj liçence në Maqedoni.

Kujtojmë që 29 vjeçari, aktualisht po ushtron detyrën e trajnerit te gjeneratat e reja të FC Shkupit, ndërsa për herë të parë si trajner ka marrë liçencën ‘B’ në vitin 2014 nga UEFA. /InfOSport.mk

Leave a Reply