Alioski: Kemi atmosferë të mirë, besoj në rezultat pozitiv

Pas stërvitjes së parë të zhvilluar në Torino të Italisë, nga tabori i përfaqësues së Maqedonisë për mediat është paraqitur Ezgjan Alioski, i cili është shprehur me vetëbesim të plotë që do të arrijnë rezultat të mirë kundër Italisë të premtën.

“Arritëm në Itali dhe duam që të regjistrojmë një rezultat të mirë. E dimë të gjithë se si luajtëm në ndeshjen e parë ndaj Italisë, por edhe ndaj Izraelit dhe Shqipërisë. Kemi atmosferë të mirë dhe besoj që do të arrijmë rezultat të pozitiv. Italia e dëshiron fitoren që të mbetet në lojë për vendin e parë në grup. Mirëpo për ne nuk është e rëndësishme tabela, ne do ta luajmë lojën tonë.  E dimë se çfarë përfaqësuesese është Italia dhe nuk nevojiten fjalët për futbollistët e tyre”, ka thënë Alioski pas stërvitjes së parë në Torino.

Leave a Reply