Ndodhi kjo në ndeshjen historike të Panamasë, gjyshja futet në fushë dhe shtiret si e dëmtuar (VIDEO)

Kualifikimi historik i Panamasë në Botërorin e vitit të ardhshëm në Rusi, u veçua edhe me një ngjarje të pazakontë. Një gjyshe nga Panamaja kualifikimin e vendit të saj në një event të rëndësishëm futbollistik e festoi me futjen e saj në fushë.

Kur skuadra e saj ishte në avantazh 2:1 kundër Kosta Rikës, ajo vendosi të futet në fushë, duke iu shpëtuar punonjësve të sigurisë.

Gjyshja, pasi është futur në fushë, është shtrirë dhe ka bërë sikur është dëmtuar për të zgjatur sa më shumë kohën e daljes së saj nga fusha. Kështu, edhe ajo ka dhënë një dorë në atë kualifikim historik të Panamasë për në Botërorin “Rusi 2018”.

Leave a Reply